Rama tallet me Bashën: Hipën mbi makinë si dhëndri në dasëm!

“Bëhen shfaqje gjoja spontane dhe me dhëndrin që hipin mbi makinën e dasmës. Këto nuk janë skena që i shkojnë një partie që pretendon që të jetë një alternative për vendin…”

Rama bëri apel që opozita të vazhdojë me fushatën duke respektuar rregullat dhe shtoi se sërish kanë për të humbur në këto zgjedhje.

Qytetarët i dalin para makinës, Basha hipën mbi Range Rover - Tv Klan

Rama: Ne do ta çojmë pagën minimale më tutje, duke e rritur vit pas viti me synimin që do të shkojë 400 mijë, për të mos treguar përralla sikurse tregojnë ata që erdhën në Shkodër duke përhapur covidin.

Ne jemi këtu për të respektuar detyrimin tonë ndaj njerëzve, në një proces elektoral për t’ju dhënë mundësi që të na vlerësojnë si një skuadër, por e gjithë kjo është më pak e rëndësishme se sa lufta me armikun e padukshëm, duke vaksinuar dhe duke respektuar rregullat.

Bëhen shfaqje gjoja spontane dhe me dhëndrin që hipin mbi makinën e dasmës. Këto nuk janë skena që i shkojnë një partie që pretendon që të jetë një alternative për vendin.

Ne jemi të detyruar që të ecim përmes këtyre masive shtrënguese dhe të ulim kokën kur shohin se humbasim jetë njerëzish dita-ditës, por nuk mund të jemi me virusin për të bërë fushatë elektorale.

jo është e neveritshme. E di që gjasat që kjo të ndryshojë është zero, por një gjë di, që të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një tjetër rezultat, është karakteristikë budallenjsh. Unë e përsëris apelin që ta bëni fushatën, se për të humbur se të humbur keni, por me një rezultat më të kënaqshëm sepse do të rikthehen ata që kishin ikur te LSI. /albeu.com/