Kryeministri Edi Rama është takuar me ish ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkaura.
Kim, e cila sot mban postin e ndihmës-sekretares në Departamentin e Shtetit thotë se është kënaqësi të shohë Ramën që kryeson debatin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryesinë e së cilës e ka Shqipëra.
Ajo gjithashtu thotë se me Ramën bisedoi për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Kënaqësi të shoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në UNGA78, ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen amerikane për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shprehet ish-ambasadorja Kim.