Një i moshuar ka shpërthyer ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se Rama i jep 4 miliardë lekë një këngëtari, ndërsa ka pensionistët marrin 112 mijë lekë.
Protestuesi dënoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si mospërfillëse ndaj varfërisë së qytetarëve shqiptarë dhe fodullëk.
Të lidhura
None found
“Edi Rama ka filluar këto xhirot e famshme në Europë dhe me fodullëkun më të madh dhe mospërfillje i jep 4 miliardë lekë një rrepisti rrjepacak atje nga fondi i emergjencave, dhe unë e kam pensionin 112 mijë lekë. Nuk i jep lekë Edi Rama atij rrepistit dhe të mos fusë lekë në xhep, ajo nuk diskutohet,” deklaroi ai i revoltuar.
