Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 39 kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kërkojnë në kor largimin e tij.
Manifestuesit nuk kanë ndalur thirrjet “Rama në burg, Belinda në burg”, ndërsa një prej tyre akuzoi ashpër qeverinë dhe disa zyrtarë, duke kërkuar që kryeministri, Balluku dhe të gjithë ata që, sipas tij, mbajnë përgjegjësi për gjendjen në vend, të dorëhiqen dhe të ndëshkohen.
Të lidhura
None found
“Besim Voja, ai që ka rrahur protestuesit brenda. Besim Voja kriminel i Ramës. Na ka vënë gjoba ne… Rama të japë dorëheqjen sa më parë, mos e ço popullin në konfrontim. Të shkojë në Izrael të japë dorëheqje. Se po të jetë këtu do e kapë SPAK-u. Ose do e kapim ne do e hedhim në kosh. Të japë dorëheqje se do e çosh popullin në luftë civile. Rama në burg Belinda në burg”, tha ai.
