Rama sulmon ashpër Metën: Nëse fiton opozita, do të nxjerrë kriminelët nga burgu

Ditën e sotme kryeministri Rama ka sulmuar nga Himara, presidentin Ilir Meta dhe opozitën.

Rama e akuzoi Metën se takohet skuatve me gjykatës e prokurorë të shkarkuar nga vetingu dhe me njerëz të cilëve iu premton se do t’i nxjerrë nga burgu vëllain apo kunatin.

“Jo vetëm duhet fituar zgjedhjet por ata duhet të kundërvotohen shumë fort. Duhen të lihen me 1-2 deputetë. Të krasitet fare ajo pemë e kalbur. Për kandidatin tjetër Ilir Metën, ju e patë ccfarë ndodhi jo më larg se dy ditë më parë.

Tani është vendosur në Vlorë. Është qartësisht në një vazhdë që nuk flet për asgjë të mirë. Në ato takimet skutave që i dini mirë ju, me OFL, gjykatës, prokurorë që janë larguar nga vetingu. Me njerëz që i thotë do ju nxjerr vëllain nga burgu, do iu nxjerr kunatin nga burgu.

Duhen kundërvotuar shumë fort. Vota për PS-në është për të vazhduar këtë punë dhe për të votuar ata shumë fort,” tha Rama. /albeu.com/

 


Shtuar 9.04.2021 19:46