Rama s’e bën për pilot, nuk e nxë karrigia: Bëjeni më të madhe

Kryeministri Edi Rama sot mori pjesë në panairin e makinave, që u mbajt në Tiranë. Pas fjalës së tij, kreu i qeverisë pa nga afër të gjitha automjetet e ekspozuara, por edhe aksesoret e tjerë.

Gjatë vizitës Ramës i tërhoqën vëmendjen disa karrige, në njërën prej të cilave ai tentoi të ulej, por nuk e nxinte, pasi ishin të vogla.

“Kjo është e vogël për mua. Bëjeni më të madhe”, tha Rama.

Ndërsa menaxheri aty pranë ia sqaroi se se ishte për pilotë, jo për zyrë ndaj ishte një zgjedhje e gabuar.

 

Shtuar 17.06.2022 21:33