Rama reagon për zjarret: Ushtria dhe trupat Rangers në terren, meritojnë inkurajim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zjarret që kanë shpërthyer në shumë qytete të vendit.

Rama ka nxjerrë një video të ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e flakave dhe shkruan se prej disa ditësh është angazhuar dhe ushtria bashkë me trupat Rangers. Në këtë momente, Rama thotë se ata meritojnë respekt dhe inkurajim.

“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 2.08.2021 16:25