“100 dështimet e Ramës”, Basha: Shqipëria me çmimet e ushqimeve më të larta në rajon

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka vijuar me shpalosjen, sipas tij të dështimeve të kryeministrit Edi Rama.

Basha shprehet se Shqipëria është vendi me çmimet e ushqimeve më të shtrenjta në rajon, ndonëse sipas tij, të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëta.

Më tej, Basha thekson se çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Evropian.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

19 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili është vendi me çmimet më të shtrenjtë të ushqimeve në Rajon? Përgjigja: Shqipëria. Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta në Rajon, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Evropian.