Rama nuk u ndahet kuksianëve, kujton hapjen e aeroportit: Do të pres çunat nga Londra që më kanë sharë!

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për aeroportin që pritet të hapet për pak ditë në Kukës.

Nga Korça kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të parët që do të vijnë në Shqipëri janë djemtë nga Londra dhe do të seleksionohen nga sharjet që i kanë bërë kryeministrit.

“Nëse flasim për 4 aeroporte në Shqipëri, aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të ‘Air Albania’ me çunat e Kukësit që do të vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thosha që do të bëj aeroport në Kukës.”, u shpreh Rama. /albeu.com/