Sondazhi në Albeu.com/ Kë zgjedhin socialistët në Tiranë? Dalin rezultatet

Tirana tashmë prej vitesh është kthyer në një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo për shkak të përqëndrimit të lartë të popullsisë.

Për këtë arsye edhe vëmendja e politikanëve ka kapërcyer prej kohësh në këtë qark ku kandidatët synojnë të marrin sa më shumë vota.

Por cila figurë e Partisë Socialiste është aktualisht më e preferuara e publikut në kryeqytet?

Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Albeu.com, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se zgjedhësit  preferojnë Luljeta Bozon me 16% të votave,  e cila ndiqet nga Pandeli Majko me  14% dhe pastaj Ogerta Manastirliu me 12%.

KLIKO PËR TË SHKUAR TE SONDAZHI!

Luljeta Bozo mori vëmendje pas tërmetit të 26 nëntorit, ku si inxhiniere qetësoi qytetarët lidhur me panikun që i kishte përfshirë. Bozo pranoi ftesën e Ramës për të kandiduar në listën e PS-së në Tiranë.

Ndërkohë Pandeli Majko u vendos i 19-ti në listën e Tiranës, lëvizje që nuk pritej nga kryeministri.

Nga ana tjetër, Ogerta Manastirliu prej muajsh shfaqet çdo ditë në vëmendjen e publikut për shkak të pandemisë. /albeu.com/

Lista e socialistëve në Tiranë, rezultati në sondazhin e Albeu.com


Shtuar 5.04.2021 05:04