Rama nuk e “përtyp” dot: Nuk na futi PD në NATO

Kryeministri Edi Rama  e ka të vështirë ta pranojë se qeveria që kërkon të rikthehet në pushtet, bëri të mundur hyrjen në NAto.

Sipas tij  Basha bërtet kot lart e poshtë për meritat në procesin e futjes së vendit në NATO, duke hedhur e hedhur poshtë atë.

“Në çdo sektor si bëhet, me llafe apo me receta magjike. Do ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit. A e dini ju si bëhet kjo. Nuk duhet të biem në këtë kurth. Kanë çuar në Vlorë, kallëzime për punët publike që bëjmë ne në Vlorë. Këta duan të bëjnë çdo gjë nga e para. Duan të ndalojnë rindërtimin dhe vaksinimin. Nuk i njihni ju këta. Nuk e njihni Fatmir Mediun dhe Dash Shehin që edhe nga televizori të zë rakia. Tym Idrizin e njihte. Nard Ndokën sigurisht që e njihni. Apo Gridaren që e keni në këtë zonë.

Vetëm bërtet dhe shajnë dhe vetëm mallkojnë. Është koha për të qëndruar drejt. Është koha për të marrë vendim nëse do i çojmë deri në fund punët që kemi nisur apo të shkojmë prapë në gropë. Ju ka ngelur goja “Ju futëm në NATO. Në NATO na futi Amerika ne nuk na futën këta. Këto zgjedhje vendosin fatin e Shqipërisë. Ka filluar të çelë me shumë mundim embrioni i drejtësisë së re. Do ia linin Ilir Metës që në çdo tre fjalë thotë burgu, burgu, burgu.

Meta Berisha dhe Kryemadhi janë armiq të drejtësisë së re. Nuk mundet të prodhojë toka duke punuar një ditë. Duhet të punosh përditë. Drejtësia në Shqipëri bëhet vetëm nëse populli e mbron. Vazhdimi dhe përfundimi me sukses i luftës me armikun e padukshëm të rindërtimit është 25 Prilli.

Rritja e eksporteve bujqësore dhe mbështetjes për ju vendoset më 25 Prill. Përrallat me mbret duke shpërndarë euro me llafe, duhet t’ju kujtojnë Suden, Vehbiun, Xhaferrin. Nuk ka sot qofte te daja. Sot secili duhet të ndihmohet që të bëjë jetën dhe të ketë strehën mbi kokë e të vazhdojë punën e tij. Është një ndarje mes dy botëve, Bota e shkatërrimit dhe rindërtimit, durimit dhe qokave, dhe bota e kalova lumin, mbaje vetë kalin”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2021 12:01