Mbappe i lodhur nga mediat: E ardhmja? Nuk ka asnjë përparim sa i përket rinovimit me PSG-në

Është në qendër të vëmendjes nga mediat, pasi është lojtari më i rëndësishëm që mund të lëvizë gjatë merkatos së verës.

Mbappe ende nuk e ka vendosur se cfarë do të bëjë me të ardhmen e tij me kontratën që i skandon në 2022.

Duke folur për RTL, pas fitores 1-0 të Francës ndaj Bosnje-Hercegovinës, Mbappe nënvizoi: “Nëse do të kishte përparime, unë do të kisha folur tashmë. Sigurisht, unë do të flas për këtë çështje kur ta kem vendosur me mendjen time”.

“Sigurisht që kritikat nga media të lodhin, veçanërisht kur luan për një klub në vendin tënd dhe jep gjithçka për ekipin tënd kombëtar. Pas një kohe, kritikat e njëjta bëhen të lodhshme. Është ndryshe për lojtarët që luajnë jashtë dhe kthehen këtu vetëm për ekipin kombëtar. Unë jam në Francë gjatë gjithë kohës, mediat flasin për mua shumë më tepër.

Është një kontekst tjetër (për lojtarët e tjerë), por e dija që do të ishte kështu qysh kur nënshkrova për PSG. Sigurisht që luan një rol presioni nga media, ka ndikim në të ardhmen e gjithkujt, por nuk është vetëm kjo. Gjëja më e rëndësishme është të ndihesh mirë atje ku je dhe të argëtohesh çdo ditë” /albeu.com/


Shtuar 1.04.2021 12:01