Edhe ditën e sotme kryeministri Rama ka mbajtur takimin virtual të radhës me të rinjtë ekselentë shqiptarë të cilët po aplikojnë për të qënë pjesë e qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ka kërkuar të rinjvë të rrinë në kontakt me të duke deklaruar se “çdo gjë mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”.
Nëse kjo frazë nuk ju duket e njohur, ju kujtojmë se vite më parë kur kryeministri Rama ishte kryebashkiaku i Tiranës, bashkëpunoi me grupin e njohur “West Side Family” në këngën “Tirona”.
“Bëni durim dhe mos u tërhiqni nëse shihni se ka vonesa. Se mund të bëni komunikimin me ministrat dhe më pas mund të shihni që u harruat apo diçka që nuk ndodh. Informoni Borën. Çdo gjë mund të ndodhi se jetojmë në Tironë, e dini vetë ju…,”-tha Rama në fund të fjalës së tij. /albeu.com/