Rama: Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, përfshin dhe Japoninë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se sot nis operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë.

Sipas Ramës, industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar.

“Sarandë – Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione.

Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 1.12.2021 15:54