Kryeministri Edi Rama, është shprehur se shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri mund të qëndrojnë në vendin tonë sa të dëshirojnë.
Komentet Rama i ka bërë gjatë pritjes që ju bë në Universitetin e Georgetoën në Uashington. Rama është falenderuar për pritjen e afganëve, ndërsa ka marrë edhe një dekoratë në shenjë mirënjohje.
Sipas Ramës, nëse afganët nuk pajisen me dokumentacionin amerikan, atëherë mund të qëndrojnë në Shqipëri.
“Ata që janë në politikë u tremben ngjarjeve. Por të kesh ngjarje që vijnë në këtë mënyrë unë i mirëpres. U them sinqerisht se sa herë dëgjojë fjalë të bukura për atë që kemi bërë në raport me afganët, kam një ndjenjë sikleti se, çfarë është kaq e veçantë duhet të ishte normë për të gjithë. Është e trishtë se një vend kaq i vogël, përgëzohet kaq shumë, ku shumë të tjerë më të fuqishëm u larguan përball nevojës së këtyre njerëzve nga Afganistani që përballeshin me kërcënimin e vdekjes. Vetëm se na besuan dhe punuan me ne. Me të gjithë komunitetin e NATO-s dhe vetëm pse ëndërruan një të ardhme tjetër mbështetur nga premtimet tona”, tha Rama.
“Prania ime këtu, më bën të mendoj se sa shumë ai regjim shtypi besimin dhe të drejtën për të besuar. Sa shumë vuajtje shkaktoi vetëm se kishte lidhje me perëndimin. Ndihem i përulur kur dëgjoj lëvdatat e komuniteti të grave”, u shpreh kryeministri.
“Unë jam katolik, gruaja ime myslimane. Dy fëmijët tanë të rritur janë ortodoks. Kemi një të vogël që, mund të marr vendimin për tu bërë hebre. E them këtë se kjo është pjesa më e bukur që ka Shqipëria. Të parët tanë shpëtuan hebrenjtë dhe e bënë vendin me më shumë hebre pas lufte. Hapëm dyert për gjysmë milioni kosovar. Por ja ku jemi, mbijetuam dhe u pasuruam më shumë. Më pas MEK iranian që u ofruam streh”, tha Rama.
“Na thanë se do jetë në vetëm pak muaj. Dhe u thash miqve tanë, mos premtoni këtë. Dhe u thash se mund të qëndrojnë sa të duan, deri kur të plotësohen me viza, por mund të rrinë edhe përgjithmonë”, ka thënë Rama./albeu.com/