Marotta: Brozovic dhe Perisic duan të qëndrojnë me Interin

Përpara se të fillonte sfida ndaj Liverpoolit, Beppe Marotta është pyetur për të ardhmen e dy kroatëve.

“Ne drejtuesit do të firmosim së shpejti kontratën e re me klubin, jemi të lumtur që jemi pjesë e familjes zikaltër.

Brozovic dhe Perisic? Jemi në fazën e negociatave, por dëshira nga ana e tyre është e gjallë, ata duan të vazhdojnë aventurën me Interin”, kështu është shprehur CEO i Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.02.2022 21:51