Rama nga Milano kujton sakrificat e emigrantëve në vitet ’90: Duhet ta harronit që ishit shqiptarë se s’ju pranonin në shoqëri

Kreu i qeverisë, Edi Rama, të dielën e 26 majit ndodhet në Milano, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Ai e nisi fjalën e tij duke falenderuar shqiptarët e pranishëm dhe tha se është i prekur nga mikpritja e tyre.

Rama: Më ka emocionuar vala e përshëndetjeve dhe ftesave të shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë për t’i vizituar aty ku janë, në të katër anët e Italisë. Faleminderit të gjithëve. Shumë nga ata që më kanë shkruar janë të pranishëm këtu. Faleminderit për praninë tuaj. Flamujt kuqezi dhe tre ngjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes dy vendeve. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Evropën. Ju, jo politika, jo media, as biznesi, jeni përbashkuesit më kryesore të dy brigjeve të Adriatikut në një hapësirë të vetme marrëdhëniesh gjithëanshe. Ju jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërsië  së vjetër dhe të Shqipërisë së re në shtratin natyrat të qytetërimit evropian. Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë me qytetarët e barabartë të Evropës së sotme, jeni krenaria shqipatre e mishëruar në një sukses frymëzyues për misionin tonë për në bashkim përfundimtar me Evropën.

Kreu i qeverisë ka kujtuar edhe sakrificat e shqiptarëve që emigruan për herë të parë drejt Italisë.

Rama: Të gjithë ata që e kanë shkelur Italinë në vitet ’90 e kujtojnë këtë zile alarmi “e stato un albanese”. Shqiptari duhet jo thjesht ta fshihte por mundësish ta harronte fare të qënit shqiptar për tu pranuar si një shqiptar i zakonshëm. Njeriu i zakonshëm, shqiptari në kërkim të një jete të re përmes një pune të ndershme ndjehej si një person në kërkim për fajin e vetëm që ishte shqiptar.


Shtuar 26.05.2024 13:01