“Shqipëria në sytë e Italisë ishte e zezë”, Rama “thumbon” BE nga Milano: U desh lufta ruse që të kuptonit nevojën e bashkimit

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në pallatin e sportit në Milano. Ai tha se dikur Shqipëria në sytë e Italisë ishte e zezëe, por sot qytetarët shqiptarë janë të barabartë me ata evropianë. Nga Milano Rama i ka dërguar edhe një mesazh Bashkimit Evropian.

Kreu i qeverise theksoi se BE është zvarritur me zgjerimin duke lënë në pritje vendet e Ballkanit Perëndimor, por e kuptoi rëndësinë e bashkimit vetëm kur u shfaq pushtimi rus në Ukrainë.

Rama: Fatkeqësia më e madhe ishte se Shqipëria në sytë e Italisë ishte e zezë dhe e palexueshme, si ekrani i një televizioni kur ikin dritat.

Si atëherë kur italianët e fundit u morën në shtëpitë e shqiptarëve të cilët i ushqyen dhe i trajtuan si të shtëpisë derisa i nisën për në familjet e tyre.

Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje.

Sot shtet demokratike ose ia dalin të gjithë së bashkë në Europë, ose mbesim mbrapa në një Europë që sot është më shumë e sfiduar që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjermania ia doli të bashkohej pa lojëra politike apo për të pritur që gjermano lindorët të përshtateshin.

Ndërsa BE u zvarrit me zgjerimin derisa rusët u shfaqen me luftën e parë pushtues për dekada duke e bërë Europën të kuptojë se duhet të bashkohet një orë e më parë përmes urave të demokracisë, jo të bashkohet me hapin e breshkës përmes buroracisë.

/albeu.com


Shtuar 26.05.2024 13:17