Rama lavde Tiranës nga Samiti i Pakteve të Qyteteve të Lira: Ka mësuar shumë nga Barcelona dhe Holanda, s’keni parë gjë akoma

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, mori pjesë në Samitin e Pakteve te Qyteteve të Lira, ku u shpreh se Tirana ka mësuar shumë nga zhvillimi urban dhe arkitektura e përdorur në shtetet evropiane si Barcelona dhe Holanda.

“Barcelona është një klasë e hapur për të marrë mësim për qasjen e zhvillimit urban dhe te bukurës në arkitekturë. Nuk mund të mos kujtoj dhe eksperiencën në Holandë. Në Amsterdam kemi pasur dëshirën e madhe për të mësuar për zhvillimin urban. Të drejtosh një qytet ka mundësinë dhe kënaqësinë e veçantë që të mësosh nga eksperiencat e të tjerëve në mënyrë indirekte”, – tha kryeministri.

Kryeministri Rama, u shpreh gjithashtu se Tirana ka shumë për të zbuluar nga pjesa arkitekturore dhe se nuk është parë asgjë akoma.

“Më vjen mirë që në Tiranë kemi mirëpritjen tonë për perëndimorët. Duket se çfarë po ndodh dhe është fillimi i një gjerdani i arkitekturës bashkëkohore në Tiranë. Është e pamundur të pretendosh se njerëzit mjaftohen me çfarë i ofron qyteti”, – tha Rama.


Shtuar 5.02.2025 15:54