“Cameron, mik i veçantë për Shqipërinë”, Rama: Britania më e pranishme në rajon, projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediet me sekretarin e Jashtëm Britanik, David Cameron, i cili ditën e sotme ndodhet në Tiranë. Rama e ka cilësuar Cameron një mik të veçantë për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh i bindur se Cameron pas kësaj vizite do të rikthehet sërish në Shqipëri.

Edi Rama: Ditë e posaçme për ne por edhe për mua personalisht sepse kemi një mik të veçantë, një personalitet të njohur të politikës, pasi jo vetëm kemi një mik nga një vend që është aleat dhe partner i rëndësishëm, Lordin Cameron por edhe në të njëjtën kohë, një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur që do të rikthehet përsëri.

Rama bëri me dije se Mbretëria e Bashkuar do të jetë më e pranishme në rajon, ndërsa pritet të përfshihet në projektin strategjik të ndërtimit të hekurudhës, Durrës – Prishtinë.

Edi Rama: Sot kemi disktuar për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe thellimin e tyre, për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende në NATO, qoftë bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë.

Pa hyrë në planet e bashkëpunimit, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen në një projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën, që është hekurudha Durrës-Prishtinë që është një element kyc i rritjes së kapacitetit të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tonë por në rjaon e më gjerë. Së shpejti hapim garën për portin e ri tregtar të Durrësit, jemi në pritje ndërkohë të përgjigjes nga NATO, edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë është një projekt që tejkaton interesin e dy vendeve tona. Britani aka shprehur interes të përfshihet me financim dhe ekspertizë. Cameron një avokat shumë i rëndësishëm i ynë në proceset transformuese.

Sa i përket emigracionit, Rama tha se  lufta ndaj emigracionit ilegal në Britaninë e Madhe ka dhënë rezultate të kënqashme, por se operacionet do të vazhdojnë.

Edi Rama: Kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, jemi shumë të kënaqur, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë. Gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Lidhet me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesve të paqtimit dhe të bashkëpunimit në rajon. Cameron është mbështetës i vendosur i këtyre proceseve. Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interes për normalizmin të raporteve edhe për Kosovën e Serbinë, ku ka pasur hapa pozitiv por në vijimsi ka edhe ngecje në vend apo në vijimsi ndodhet rreziku i kthimit mbrapa. Unë dëshiroj të falenderoj kryeminsitrin Sunak dhe lordin Cameron për gatishmërinë e tyre për të mbështetur ofrimin e Shqipërisë, që të bëhet vitin e ardhshëm vendi pritës i samitit të madh të komunitetit të përbashkët evreopian, që do të mbahet në Londër./albeu.com 


Shtuar 22.05.2024 12:43