Rama ka “dy fjalë” për ata që qeshin me satelitët

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk duhet të qeshim me premtimin e tij për satelitët, pasi sipas tij, rezultati do të shihet në fund.

Rama foli sërish këtë të martë për çështjen e satelitëve, që sipas tij do të jenë një ndihmesë e madhe për të kapur të gjithë krimet mjedisore në vendin tonë.

“Projekti i satelitëve është një projekt tjetër, ju keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallat dhe humor nuk është keq që njerëzit të qeshin, por me satelitin që do të hedhim të parin në muajin mars do të kemi në dispozicion të dhëna në kohë reale përditë dhe policia e shtetit do të ketë në dispozicion të dhëna për ndërtime pa leje dhe nuk do të jetë e varur sesa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë.

I kanë sytë hapur për një familje në fshat dhe të mbyllur kur plazheve u hidhet beton ndërkohë që gjithçka do të kalojë tashmë te një sy tjetër që nuk ka kushurinj, nuk ka miq nuk ka parti, por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve.

Policia nga satelitët do të kenë të dhëna në kohë reale, për ndotjen e mjedisit, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, që krijojnë për ato që krijojnë sasira plehrash që janë krime mjedisore dhe polici i shtetit është përgjegjës dhe duhet që ti Identifikoje jo vetem vendndodhjen për edhe përgjegjësit”, ka thënë Rama./albeu.com/


Shtuar 9.11.2021 12:18