Policia bllokon tre kamionë në Levan, trasportonin mallra pa faturë

Policia në Fier ka proceduar penalisht tre shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe ka bllokuar 3 kamionë që transportonin mallra pa faturë.

“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale SHÇBA Fier u proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit: R. D., 55 vjeç, banues në Rrogozhinë; K. B., 45 vjeç, banues në Tiranë; R. Zh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Të lidhura

None found

Këta shtetas, janë ndaluar në Levan nga shërbimet e Policisë dhe të SHÇBA_së pas informacioneve të marra në rrugë operative se me kamionët e tyre transportonin mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.

U bë bllokimi i mallrave dhe i 3 kamionëve dhe është bashkëpunuar me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Fier dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për hetimin e këtij rasti.

DVP Fier do të vazhdojë punën në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera hetimore dhe ligjzbatuese me qëllim goditjen e ketij fenomeni dhe të personave që do të kryejnë veprimtari kriminale në këtë drejtim”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar më 9.11.2021 12:20

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş