Rama: Policia e Shtetit përgjegjëse për krimet mjedisore

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e buxhetit për vitin 2022, ka thënë se Policia e Shtetit është përgjegjëse për krimet mjedisore dhe se nuk mund të tolerohet më asnjë neglizhencë.

“Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është mundësuar qendra e kontrollit të rrugëve të Shqipërisë dhe po punohet për sistemin e kamerave inteligjente që do të heqë patrullat nga vendi.  Projekti tjetër do të jetë ai i satelitëve. Ne do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërore të dhëna në kohë reale çdo ditë. Policia e Shtetit do të ketë ccdo ditë të dhëna për ndërtimet pa leje, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, pra krimet mjedisore. Dhe policia e shtetit është përgjegjëse t’i identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave të krimit por edhe të marrë masa. Është e patolerueshme që në pyllin e sodës të mbyllet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë, as të mos dëgjojë asgjë, është e patolerushme të hidhet zhavor për të krijuar platformë pa leje në plazhe dhe askush të mos bëjë asgjë. Goditja e ligjit për ata që i bëjnë këto krime është rënduar. Nuk ka më gjobë, por arrest dhe shkon përpara drejtësisë”, tha Rama./albeu.com