Rama jep lajmin: Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Pas kësaj, shton shefi i qeverisë, do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi

Postimi i Ramës:

LAJM I MIRË

Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi./albeu.com

Shtuar 26.07.2022 17:54