Rama jep lajmin e bukur: Në 24 orë, asnjë i infektuar me COVID-19 nuk trokiti në spital

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se 24 orët e kaluara janë të parat në vitin e fundit ku nuk është shënuar asnjë i infektuar me COVID-19.

“Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”-shkruan Rama.

Të njëjtin lajm e ka dhënë edhe mjeku Tritan Kalo mëngjesin e sotëm.

 


Shtuar 8.05.2021 10:05