Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallatin Chigi.
Një moment që tërhoqi vëmendjen gjatë pritjes ishte përshëndetja e veçantë e Ramës, i cili u ulej sërish në gjunjë para kryeministres italiane.
Të lidhura
None found
Mësohet se, dy liderët zhvilluan një takim me fokus thellimin e bashkëpunimit strategjik, integrimin evropian dhe sfidat rajonale. Kjo vizitë, e cila vijon më tej drejt Barcelonës, synon forcimin e raporteve me partnerët kyç ndërkombëtarë.
