Rama i qetë: Në 2 javët e fundit Shqipëria dhe Islanda, 2 vende me më pak raste infektimesh në Europë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruan se Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të ulët të rasteve të reja të infektuar me Covid në kontinentin evropian.

Rama në postimin e tij shkruan se sipas të dhënave të dy javëve të fundit mësohet se ulja e rasteve të infektuara e ka klasifikuar Shqipërinë dhe Islandën si dy vendet më me pak infektimesh në kontinentin tonë.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë ka humbur jetën vetëm një pacient i infektuar me covid-19. Ndërkohë nga 2103 testime ka rezultuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 5 persona.

 

Shtuar 8.06.2021 10:06