Rama i përgjigjet qytetarëve: Nëse mbushim makinat tona me naftën e Shqipërisë, brenda javës i çojmë për skrap

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një vide live në Facebook, duke iu përgjigjur protestuesve në të gjithë vendin, që janë mbledhur kundër rritjes së çmimit të naftës.

Rama ka folur për naftën shqiptare, ku thotë se nuk bën për makina, dhe se ajo shitet për bitum.

“Kam ndjekur me vëmendje komentet për çmimin e naftës që ka rritur shqetësimin. Problemi është tek rëndësia e bashkimit. Shumica bëjnë ironi , jo po ku do bashkohemi, më thonë je në rehatinë tënde. E para nëse do të isha rehat nuk do të isha në këtë detyrë, jam njeriu i fundit në Shqipëri që pres me shqetësim rritjen e çmimeve. Bashkimi i vërteta dhe fakteve. Nuk kemi mundësi as për energjinë as për naftën për të përballuar tregun. Nafta jonë është naftë e rëndë që shitet për bitum. Nëse nafta jonë do të hedhim në makinat tona por do ti çonim në skrap sepse nuk punon makina me këtë naftë.

Kur ne e shesim energjinë në kohërat me shi, jemi në kushte ose e shesim ose e hedhim. Sepse nuk mund ta fusim në “frigorifer”. Në verë ne nuk kemi rrjedhe dhe ne ndaj ne blemë energji, prandaj do të ndërtojmë Skavicën”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 10.03.2022 18:44