Rakacolli zbulon çfarë do të ndodhë me shkollat në shtator

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e pyetur në lidhje me hapjen e shkollave në shtator, ka thënë se nëse situata vijon sit ani, nxënësit do t’i kthehen mësimit në banka.

Megjithatë, tha Rakacolli, do të shikojmë si do të jetë situata epidemiologjike dhe në varësi të saj do të merret edhe vendimi për shkollat.

“Nëse do të vazhdojmë me një situatë të tillë si sot, nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë. Nuk është njësoj situata si më parë, sepse më parë arsimtarët i kishim të pavaksinuar. Tashmë arsimtarët janë vaksinuar dhe shumica e prindërve apo gjyshërve të fëmijëve janë vaksinuar. Megjithatë, do të shikojmë si do të jetë situata epidemiologjike dhe në varësi të saj do të merret edhe vendimi për shkollat”, tha Rakacolli./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 13:43