Ra nga pema e lisit 10 ditë më parë, ndërron jetë në spital 34-vjeçari

Një 34-vjecar nga Shkodra ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e traumësm ku ndodhej prej 10 ditësh.

34-cjeçari kishte 10 ditë i shtruar në gjendje të rëndë në spital, pasi kishtë rënë aksidentalisht nga lisi.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të fakturave të shumta që kishtë pësuar në trup dhe në kokë.

Njoftimi:

-Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.


Shtuar 29.05.2023 10:25