Modelja ruse 23-vjeçare, Gretta Vedler, u gjet e vdekur.
Trupi i saj u gjet brenda një valixheje më shumë se një vit, pasi ajo u zhduk.
Vrasja e saj erdhi një muaj pasi e quajti presidentin rus Vladimir Putin “psikopat”.
Ndërkohë, Dmitry Korovin ish-i dashuri i saj “xheloz” tha se e mbyti për vdekje 23-vjeçaren pas një mosmarrëveshjeje parash në Moskë, që nuk kishte lidhje me pikëpamjet e saj politike. Ai u tha hetuesve se qëndroi tre netë në një dhomë hoteli me kufomën e saj, të cilën e vendosi në një valixhe të sapo blerë.