“Qeveria i do sportistët vetëm kur fitojnë”, reagon Rama: Si i bëhet kur kampionia vetë thotë se gjërat kanë ndryshuar?

 

Ashtu si pas çdo suksesi të ndonjë sportisti shqiptar në arenën Europiane apo Botërore, ku qeveria shqiptare i pret me ceremoni, e njëjta gjë ndodhi  së fundmi edhe me Luiza Gegën e cila u shpall kampione e Europës në garën 3,000 metra me pengesa në Mynih, madje kryeministri i puthi edhe duart.

Të lidhura

None found

Mirëpo siç dihet, shteti trandicionalisht ka bërë pak gjë ose asgjë për t’i plotësuar kushtet që këta sportistë të stërviten, madje edhe kur ata me forcat e tyre arrijnë suksese të tilla shpërblimi ka qenë qesharak.

Kryeministri Edi Rama i ka “nuhatur” këto komente dhe  ka bërë një reagim në “Twitter” ku i është përgjigjur kritikëve me një pyetje: “Si i bëhet kur vetë kampionia shprehet se situata ka ndryshuar?, shkruan ndër të tjera Rama.

Edi Rama në Twitter:

Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë,jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt! /albeu.com

 


Shtuar 23.08.2022 21:51