Qeveria e re, Vasili: Qeveri talibanësh me Mullah Omar Ramën në krye (FOTO LAJM)

Nëkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrin, Petrit Vasili, ka reaguar për qeverinë ë re të Edi Ramës.

Vasili e krahason qeverinë e Ramës më atë të talebanëve. Sipas tij Rama ka përqëndruar të gjithë pushtetin në dorën e tij dhe të tjerët janë thjesht kukulla.

Postimi i plotë:

Qeveria talibane e Mullah Omar Rames!!

Qeveria talibane, e sapo pjelle e Mullah Omar Rames ka vetem nje fraze ne program:

“Ne do te vazhdojme zhvatjen, ndersa ju zhdukuni nga Shqiperia”.

Qeveria e Mullah Omar Rames do te vazhdoje te rrembeje koncesione, do te vazhdoje te rrembeje qindra tendera sekrete, do te vazhdoje te beje rruge ku kilometri eshte i me i shtrenjte se floriri, do te vazhdojne qytetaret te jene ne meshire te fatit ne kulmin e Pandemise, do te vazhdoje te mos kete aspak drejtesi per qytetaret se drejtesia eshte e kapur, do te vazhdoje te rrembehet dhunshem prona publike dhe private, do te vazhdoje qe droga, paraja e piset dhe kriminelet te telekomandojne qeverisjen e Mullah Rames.

Mullah Omar Rama ka vetem nje devize:

“Pas meje ne jete jete, gur mbi gure mos mbete”.

Mullah Omari i vertete e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjesua pa asnje meshire nga forcat e se mires.

Sikurse ai edhe ky qe eshte ketu nder ne nuk do ti shpetoje ndeshkimit.

Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione per te kunderten./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 18:05