Qeveria angleze fut Turqinë në zonën e kuqe, kërkon që finalja e Champions të zhvillohet në Angli

Finalja e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit mund të zhvillohet në Stamboll me tifozë në tribuna, por ndoshta jo me ata angleze.

Qeveria angleze ka vendosur Turqinë si ”zonë e kuqe” duke projektuar karantinim të detyrueshëm për të gjithë ata që kthehen nga ky vend.

Sekretari i Shtetit për Transportin, Grent Shaps, ka bërë të ditur se kjo masë është ndërmarrë për rritjen e infeksioneve me COVID-19 në vend e shpreson që kjo të shtyjë UEFA-n që të kalojë finalen në Angli.

Vendet në listën e kuqe nuk duhen vizituar përveçse në situata më ekstreme.

Mbretëria e Bashkuar ka mundësi të presë ndeshje me spektatorë në tribuna ndaj jemi të gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë. Por vendimi i përket UEFA-s dhe duke pasur dy klube angleze në finale, presim të dëgjojmë nga ajo pozicionin e saj”, tha Shaps.

Kalimi i Turqisë në zonë të kuqe bën që karantinës t’i nënshtrohen edhe futbollistët e skuadrave në fjalë me stafet e tyre, duke sjellë vështirësi sidomos për ato lojtarë të cilët do të kthehen në Angli pas kësaj ndeshje, për të përgatitur atje pjesëmarrjen me përfaqësueset e tyre në Kampionatin Europian.


Shtuar 7.05.2021 23:08