Qëlloi me armë në ajër për të trembur të riun, arrestohet 47 vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar një 47 vjeçar pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Bëhet me dije se u kap V. Ç., 47 vjeç, banues në Samaticë, Dimal pasi pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. C., 33 vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi

Berat

Kanosi me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga 47-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit V. Ç., 47 vjeç, banues në Samaticë, Dimal.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. C., 33 vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.


Shtuar 8.06.2021 11:14