Qëlloi mbi ish të dashurin, flet shqiptarja në gjyq: Kisha 5 vite pa e parë vajzën, e drogonte (VIDEO)

Ditën e djeshme në Greqi ndodhi një tragjedi ku në qendër ishte një grua shqiptare. Shqiptarja Klodiana Çela qëlloi me dy plumba ish të dashurin grek pas një beteje të gjatë për kujdestarinë  e vajzës.

Mjeku i njohur grek George Neos u qëllua me armë nga ish e dashura me të cilën kishte një vajzë 13-vjeçare e cila jetonte prej 5 vitesh me babin dhe gruan e tij të ligjshme me origjinë angleze.

Pas krimit të rëndë, Klodiana Çela ka dalë para gjykatës e veshur me jelek anti-plumb dhe e rrethuar nga oficerët e policisë greke.

Gjatë fjalës së tij ajo ka deklaruar se ish partneri i saj i ka rrëmbyer vajzën dhe ia ka droguar. Klodiana shtoi se ajo kishte 5 vite që nuk e shihte vajzën e saj.

“Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar me jetë fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për fëmijën tim se nuk e kisha parë për pesë vjet. Ai i dha drogë dhe e dhunoi. Ai bëri gjithçka për pronën time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër” tha ajo në sallën e gjyqit.

Vajza që pa me sy të gjithë ngjarjen u dërgua në departamentin e të miturve për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. /albeu.com/

 

 


Shtuar 12.11.2021 15:21