Anila Prendushi dhe Kolë Manaj, janë identifikuar si dy personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Shkodër.
Sipas raportimeve, 34-vjeçari Kolë Manaj, fillimisht ka qëlluar me armë të dashurën e tij, Anila Prendushi, 44-vjeç, e cila është transportuar në gjendje të rëndë në spital, dhe më pas ka vrarë veten.
Nga hetimet paraprake, rezulton se automjeti ku ndodhi ngjarja, nuk ka dëmtime të jashtme nga arma e zjarrit, ndërsa brenda tij është gjetur një pistoletë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.