Kryeministri Edi Rama është shprehur se edhe qyteti i Durrësit do të ketë një shëtitore të vetën, të ngjashme me Lungomaren e Vlorës.
Komentet Rama i bëri teksa ishte sot në një takim në Bashkinë e Durrësit, me kryebashkiaken dhe projektuesit e ndërhyrjes.
Të lidhura
None found
Rama shtoi se punimet pritet të nisin në përfundim të sezonit turistik të këtij viti dhe sipas tij projekti do të jetë me rëndësi ekonomike dhe turistike.
“Me mbarimin e këtij sezoni të fillojë puna, në vjeshtë. Nuk e di a do e bëjmë të gjithën përnjëherë apo me faza. Ta bëjmë e një ndërhyrje në det, një shqiponjë, ta gjejmë një pikë e ta përgatisim një shqiponjë të madhe e ndërtuar nga A-ZH komplet e aty bashkia mund të nxjerrë e përfitime të mëdha. Por kjo vjen në një fazë tjetër”, tha Rama.
“Bashkia Durrës – Me Anin dhe projektuesit e ndërhyrjes së madhe për një Lungomare në Plazhin e Durrësit, një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik”, shkruan Rama në Facebook, krahas videos së postuar./albeu.com/
