Pyetje logjike, sa prej jush do të përgjigjen saktë?

Versione të shumta që ju gërmojnë thellësisht në mendje.

Janë gjithsej tre pyetje logjike.

Mendoni përgjigjen dhe sfidoni edhe miqtë tuaj.

Pyetja 1. Tri vajza të trasha qëndruan vetëm nën një ombrellë, por asnjëra nuk u lag. Si është e mundur kjo?

Pyetja 2. Imagjinoni sikur jeni në një dhomë që nuk ka dalje, nuk ka dyer as dritare as asgjë, pra është e mbyllur në të gjitha anët. Si mund të largoheni nga aty?

Pyetja 3. Një ditë para ditës së djeshme Aulona kishte 7 vite. Vitin tjetër Aulona do të mbush 10 vite. Si ndodh kjo?

Më poshtë i keni përgjigjet e këtyre pyetjeve, gjithsesi shpresojmë ta keni sfiduar veten para se të shihnit cila është e saktë.

Nuk ishte duke rënë shi!

Ndaluni së imagjinuari!

Sot është data 1 janar, dje ishte 31 dhjetori date kjo kur Aulona mbushi 8 vjet, ndërsa para ditës së djeshme ajo kishte 7 vjet. Pasi që tani jemi me 1 janar këtë vit ajo mbush 9 vite ndërsa vitin tjetër ajo mbush 10 vite.


Shtuar 13.05.2021 22:52