Pyetja provokuese që Mbretëresha Elizabeth i bën të gjithëve

Sipas historianit mbretëror dhe prezantuesit Hugo Vickers, mbretëresha ka një “pyetje të preferuar” të veçantë që ajo pëlqen t’ua bëjë bashkëbiseduesve të saj.

Duke folur për Daily Express, Vickers tha se mbretëresha ka një kujtesë shumë të mirë dhe një sens të jashtëzakonshëm humori: “Nuk mund ta kapësh atë. Qasja e saj në fakte, shaka, histori dhe gjëra është mjaft e pazakontë. Pyetja e saj e preferuar që ajo bën kur ndihet në humor, është e thjeshtë por provokuese: “A je i sigurt?”

Duka i Edinburgut, i cili ndërroi jetë në prill të 2021, kishte një mënyrë shumë të veçantë sjelljeje me gruan e tij. Një ndihmës i pallatit i tha Mirror se në një rast, Princi Filip i tha mbretëreshës: “Oh, hesht, grua budallaqe”. Për të marrë përgjigjen: “Unë nuk jam një grua budallaqe, unë jam mbretëresha”.

Vickers e njeh Mbretëreshën personalisht dhe di informacione zbavitëse për Madhërinë e Tij. Ai ka shkruar më parë biografitë mbretërore të Nënës Mbretëreshë dhe Princeshës Alice të Greqisë dhe Danimarkës.

“Ajo dëgjon gjithçka, sheh gjithçka. Ajo është plotësisht e zgjuar,” tha ai, duke iu referuar mbretëreshës.