Putini bën deklaratën e fortë: Do të fitojmë në Ukrainë, ashtu siç bëmë me nazistët në Luftën e Dytë Botërore

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë mjë deklarate të fortë ditën e sotme.

Ai u shpreh i sigurt se Rusia do ta fitojë Ukrainën, njësoj siç vendi bëri 80 vite më parë, kur Moska mundi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Komenti i Putinit për Ukrainën u bë gjatë fjalimit të tij në kuadër të 80-vjetorit të betejës vendimtare të Stalingradit.

Presidenti rus tha se Rusia ka besim se do të fitojë në Ukrainë, siç bëri 80 vjet më parë.

Ai gjithashtu tha se edhe një herë Rusia është në mosmarrëveshje me Gjermaninë pasi ajo kritikoi Berlinin për premtimin për të dërguar tanke Leopard 2 për të mbështetur Ukrainën në fushën e betejës./albeu.com/


Shtuar 2.02.2023 16:31