Putin viziton Turqinë, Ukraina në agjendën e bisedimeve mes Erdoganit dhe presidentit rus

Presidenti rus Vladimir Putin do të diskutojë çështjen e Ukrainës me homologun e tij turk Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij të ardhshme në Turqi, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov nuk pranoi të jepte një datë specifike për vizitën e Putinit në Turqi, por një zyrtar turk i tha Reuters se ajo do të zhvillohej më 12 shkurt.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu, sipas RIA, se Turqia është nën presion të paprecedentë nga “anglo-saksonët” për marrëdhëniet e saj me Rusinë, por Ankaraja “po mbron pavarësinë e saj”./albeu.com


Shtuar 2.02.2024 13:56