Puka e mbuluar nga dëbora, Rama: Më e bukur se kurrë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto të qytetit të Pukës, që është zbardhur ditën e sotme nga bora.

Rama shkruan se, e mbuluar me vellon e bardhë të borës, Puka duket më e bukur se kurrë.

Kujtojmë se për shkak të uljes së temperaturave shumë qytete në veri, verilindje dhe juglindje të vendit janë zbardhur nga reshjet e borës që kanë nisur mbrëmjen e djeshme.

Përveç pamjes së bukur, bora solli probleme me qarkullimin në disa akse dhe shkëputje të energjisë elektrike në qytete e fshatra.

Moti i keq gjithashtu bëri që lumenjtë, si Vjosa dhe Shkumbini të dilnin nga lumi dhe të shkaktonin përmbytje.

Tashmë, situata duke më e normalizuar./albeu.com


Shtuar 30.11.2021 15:55

Tags: ,