PS, PD apo LSI? Si ndahen mandatet në Elbasan

Eksperti zgjedhor Agim Tutulani ka deklaruar se sipas projeksionit në Elbasan PS ka gjasa të marrë 8 mandate dhe PD të sigurojë 6.

“Në 2017 PDIU ishte faktor në Elbasan se kishte dy mandate. Forca e PDIU në këto zgjedhje nuk është e njëjta, por nga sondazhi vumë re se mbaheshin. Nuk është se ato vota diku  te 29 mijë nuk po transmetohen direkt te PS. Një pjesë e tyre kanë vajtur drejt PD.

Është e sigurt që PS ka 7 mandate dhe lufton për të tetin. PD 5 mandate të sigurta dhe LSI 1. Kjo lë një mandat në lojë që tre forcat kanë shanse ta tejkalojnë. Gjasa janë më të larta që lufta është mes PD dhe PS. Që PS të shkojë 8 dhe PD 6,” theksoi ai.

Shtuar 25.04.2021 22:35