Sot shënohet dita e 120-të e protestës qytetare kundër qeverisë. Aktivistë dhe qytetarë të shumtë do të dalin sërish në shesh, duke përsëritur kërkesat e tyre ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e cilësuar këtë si kërkesën e tyre kryesore.
Të lidhura
None found
Mes kërkesave të tjera është edhe krijimi i një qeverie tranzitore, e cila sipas protestuesve, do të shërbejë për drejtimin e vendit në këtë periudhë.
Qytetarët dhe aktivistët kërkojnë gjithashtu anulimin e disa ligjeve, të cilat ata thonë se janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.
Protestat vijojnë prej 120 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale.
Një ditë më para aktivistët i bënë thirrje SPAK që të arrestojnë kryeministrin Rama dhe ti sekuestrojnë pasuritë.
