Teksa pritet që të nisë protesta e opozitës, Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i bën thirrje Policisë së Shtetit që të distancohet nga urdhrat politikë të narko-shtetit, dhe të mos bëhen pjesë e provokimeve të protestuesve.
“Thirrje Policisë së Shtetit. Edhe 2 orë na ndajnë nga Revolta qytetare, distancohuni nga urdhrat politik të narko-shtetit dhe drejtuesve politikë të Policisë.
Ruani rendin, mos u bëni pjesë e provokimeve. Populli opozitar është sot me ju dhe do jetë nesër me ju për dyfishim pagash e kushte dinjitoze në shërbim.
Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit. Qeveri teknike, zgjedhje te lira, drejtësi të pavarur, rend, siguri, zhvillim, votë të lirë”, shprehet Maliqi.