Në ditën e 57-të të protestës, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim përgjatë bulevardit deri përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit deklaruan se tubimet do të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme, deri në realizimin e kërkesave të tyre. Përveç dorëheqjes së Edi Ramës, pjesëmarrësit kërkojnë gjithashtu ndryshimin e mënyrës se si funksionon klasa politike.
Të lidhura
None found
Një tjetër protestë është paralajmëruar për paraditen e së hënës përpara Parlamentit. Pak para fillimit të tubimit të kësaj të diele, aktivisti Arben Kola u bëri thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër, më 27 korrik, në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Protesta e radhës pritet të mbahet në të njëjtën kohë me dy seancat e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. Tubimi vjen menjëherë pas protestës së zhvilluar të enjten e kaluar para Parlamentit, e cila u karakterizua nga tensione të shumta.
