Protesta e 74-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij ka hyrë në etapën tjetër, pasi në podiumin e ngritur përpara Kryeministrisë përfunduan fjalimet e të rinjve, aktivistëve dhe qytetarëve.
Përfaqësuesit e brezit të ri përcollën mesazhe të forta për krizën e emigrimit, mungesën e meritokracisë dhe politikat e ekzekutivit. Më pas, protestuesit u larguan nga hapësira përpara godinës qeveritare dhe, së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile e qytetarë të shumtë, nisën marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta vijuar atë në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Gjatë lëvizjes së turmës, bulevardi dhe akset kryesore të Tiranës janë përfshirë nga thirrjet e fuqishme të pjesëmarrësve. Qytetarët po marshojnë pa ndërprerje nën koret “Rama jep dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Poshtë diktatura!”, ndërsa qarkullimi i automjeteve është paralizuar përkohësisht.
