Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të hapë të hënën dosjen e të ashtuquajturit propozimi francez, për heqjen e vetos së Bullgarisë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian. Takimi i të hënës do të jetë bashkërendues, sipas kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.Në të do të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare, si dhe zëvendëskryeministri për integrime europiane, Bojan Mariçiç, si përfaqësues i qeverisë.
Partia më e madhe e opozitës, VMRO–DPMNE ka kërkuar që qeveria të sjellë dokumentacionin e plotë të propozimit francez. Prej disa ditësh, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protestat, ku më të dhunshmet kanë qenë në Shkup, me përplasje të protestuesve dhe forcave të policisë./albeu.com