Fenerbahce ka bërë publik edhe përforcimin e parë të merkatos, menjëherë pasi njoftoi drejtpërdrejt marrëveshjen me trajnerin Ismail Kartal.
Klubi turk ka gjetur akordin me Vedat Muriqin, ndërsa sulmuesi pritet të mbërrijë sonte në mbrëmje në Stamboll.
Të lidhura
None found
Në njoftimin zyrtar, verdhëblutë bënë të ditur: “Klubi ynë ka arritur një marrëveshje parimore me Vedat Muriqin, i cili do të mbërrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe për të finalizuar negociatat e transferimit”.
Më tej, Fenerbahce sqaroi edhe detajet e udhëtimit të futbollistit: “Aeroplani që transportonte Vedat Muriqin do të ulet në Terminalin Ndërkombëtar të Aeroportit Sabiha Gokçen në orën 21:00 të mbrëmjes”.
Njoftimi i klubit përfundonte me fjalët: “Ky informacion është dhënë për ndërgjegjësimin e publikut”.
Muriqi ka qenë pjesë e Fenerbahces edhe më herët për një sezon, periudhë në të cilën regjistroi 17 gola dhe shtatë asistime në 36 ndeshje.
